A mund ta kurosh autizmin me zbardhues rrobash? 6 raste në Britani që…

Në mediat britanike po qarkullon sëfundmi një metodë për “kurimin” e sëmundjes së autizmit me zbardhues.

Kjo metodë është hasur dhe më parë,  por tani është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. E përditshmja britanike Daily Mirror zbuloi se të paktën në 6 stacione policie në vend kanë marrë në pyetje prindër që dyshohet se e kanë përdorur këtë metodë me fëmijët e tyre prej mëse 2 vitesh.

E ashtuquajtura “Miracle Mineral Solution” u propozua si kurë fillimisht nga Danny Glass, një shenjtor i vetëshpallur, i cili ka themeluar kishën e vet.

Ai tha se nëse zbardhuesi pihet ose përdoret si klizëm mund të eliminojë parazitët që e shkaktojnë autizimin.

Preparati është në të vërtetë një përzierje natriumi dhe acidi citric, të cilat bashkë formojnë dioksidin e klorit, që zakonisht përdoret si zbardhues rrobash.

Hetimi zbuloi një grup në “Facebook”, ku prindër të fëmijëve autikë ndanin përvojat e tyre. Megjithatë mjekët thonë se rrezikohet bindshëm shëndeti i fëmijëve.

 

Share With:
Translate »
1367 Views