“A mundem me qenë unë çika jote?”, Leonora Jakupi përlotet përballë nënës që humbi fëmijët në luftë

Leonora Jakupi ishte e ftuara surprizë mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, për nënë Ferdonijen. Ashtu si nënë Ferdonija edhe këngëtarja Leonora Jakupi në luftën e Kosovës ka humbur disa nga anëtarët e familjes, midis tyre edhe babanë.
Leonora këndoi himnin e saj “A vritet pafajsia”, një këngë e cila i dedikohet babait të saj dhe të gjithë shqiptarëve, të cilët humbën jetën në luftën e Kososvës. Leonora u shpreh që kjo këngë ka qenë motivi i vetëm që ajo kishte filluar të këndonte përsëri.
Ajo ishte e prekur gjatë gjithë kohës që u tregua historia dhe shpërtheu në lot kur u takua me nënë Ferdonijen.
Këngëtarja tha: “Unë nuk mund të të jap këshilla ty sepse ti ke qënë një nënë e fortë edhe vazhdon të jesh e tilllë. E vetmja gjë që unë mund të bëj është të marr këshilla prej teje. A mundem me qenë unë çika jote?”
Nënë Ferdonija iu përgjigj që ajo mundej të ishte vajza e saj dhe falenderoi të gjithë ata njerëz që e kishin mbështetur.

Share With:
Translate »
1128 Views