A ndikon Coca-Cola në mundësinë për të mbetur shtatzënë

Nëse po mundoheni të mbetni shtatzënë, atëherë hiqni dorë nga Coca- Cola dhe pijet e gazuara në përgjithësi.

Një studim i ri ka konfirmuar se këto pije ndikojnë në fertilitet dhe i zvogëlon shanset e juaja për t’u ngjizur.

Sipas studimit, një gotë me pije që përmbajnë shumë sheqer ka ndikim në fertilitetin si të femrave ashtu edhe të meshkujve.

Sheqeri që ngjendet në pijet si kola është përgjegjës për 1/3 e të gjithë sasisë së sheqerit të konsumuar në dietën tuaj. Sheqeri që gjendet në këto pije mund të shkaktojë obezitet, cilësi të ulët të spermatozoidëve te meshkujt dhe menstruacione të çrregullta te femrat, dhe tani sipas këtij studimi të ri, ulje të mundësive për një shtatzani.

Në Shtetet e bashkuara, 15% e çifteve po përjetojnë infertilitetin ndërsa në vit po shpenzojnë deri në 5 milionë dollarë për ta trajtuar.

 

Share With:
Translate »
871 Views