Aborti, problemet psikologjike që shkakton te gruaja

Asnjë grua nuk do dëshironte që të hiqte një krijesë brenda saj. Janë disa faktorë shumë të fortë të cilët ndikojnë fuqishëm te marrja e këtij vendimi.

Përjetimet emocionale  janë të ndryshme në varësi të personalitetit gruas. Femrat që përjetojnë më shumë probleme janë ato të cilat nuk kanë pasur mjaftueshëm mbështetjen e partnerit. Gjithashtu mbetet për të theksuar se, besimet fetare ndikojnë fuqishëm në psikologjinë e gruas në kësi rastesh.

woman

Është tepër e rëndësishme që të analizosh rrethanat në të cilën gjendesh.

Kur mendon për abortin, gjithmonë vijnë në mendje vetëm komplikacionet fiziologjike, por një grua haset me shumë probleme psikologjike të tipit:

1.ndjenja të theksuara faji

2.probleme me afeksionin

3.marrëdhënie të copëtuara

4.izolim të brendshëm.

5.mendime vetëdëmtuese

6.probleme me të ngrënin

7.ankth

8.ndjenja vetmie

9.makthe gjatë natës

Përpara se të konsiderosh abortin si zgjidhjen e vetme, merr në konsideratë të flasësh me partnerin. Lind e nevojshme që mos të izolohesh nga të tjerët. Shoqërizimi mund t’iu zbehë ndjenjat e depresionit që po përjetoni me një shtatzëni të paplanifikuar.

  • Shmang presionin ndaj vetes, pasi e rëndësishme je ti dhe krijesa që gjenden brenda teje.
  • Diskuto me dikë që ka aftësinë, kuptueshmërinë për të kuptuar dhe t’iu japë një drejtim të duhur.
  • Analizo gjatë rrethanat në të cilën gjendesh. Shpeshherë një “veprim i nxituar” do të ketë pasoja të pariparueshme në psikikën e gruas.

    Nga Orjola Plaku, psikologe

Share With:



261 Views