Acidet yndyrore omega ndihmojnë fëmijët për t’u përqendruar

Fëmijët që kanë vështirësi në të nxënë mund të përmirësohen duke marrë acide yndyrore omega, që i ndihmojnë për të mësuar dhe për t’u përqendruar.

Këto lloje yndyrash, që gjenden më së shumti tek peshku i yndyrshëm, janë të rëndësishëm për shëndetin mendor dhe duhet të sigurohen nga dieta ushqimore.

Janë 3 lloje acide yndyrore: omega 3, 6 dhe 9. Studime të mëparshme kanë treguar se nivelet e ulëta të omega 3 në gjak, të shkaktuara zakonisht nga mosngrënia mjaftueshëm  e peshkut të yndyrshëm, si salmoni, janë të dëmshëm për të nxënit në mësime dhe mënyrat e sjelljes.

Ndërsa një studim i fundit ka zbuluar se acidet yndyrore omega 3, përveç të tjerave, mund të ndihmojnë fëmijët në moshë shkollore që të jenë më të vëmendshëm në orët e mësimit dhe të mësojnë të shkruajnë e lexojnë më mirë.

Këtu mund të përfitojnë sidomos fëmijët që kanë mungesë në përqendrim (ata që vuajnë nga ADHD) dhe ata që nuk kanë një performancë të mirë në shkollë.

Rezultatet e studimit janë publikuar tek revista “Nutrition and Food Sciences”.

Bashkëautorja e studimit, dr. Emma Derbyshire, dietologe e specializuar për dietat e fëmijëve, ka bashkëpunuar me shkencëtarët nga Universiteti South Wales, ku kanë dalë edhe me këto konkluzione.

“Të ndihmuarit e fëmijëve që të mësojnë dhe përqendrohen është një pjesë e rëndësishme e edukimit. Duke qenë se truri i njeriut është rreth 60% yndyrna, është e arsyetueshme të pranojmë se nivelet dhe lloji i yndyrave në trup mund të ndikojnë në performancën dhe funksionin e shëndetit mendor. Studimi ynë tregon qartë se rritja e dozave të yndyrave omega 3 dhe omega 6 tek fëmijët ka një efekt të dukshëm në aftësitë e tyre për të lexuar, shkruar, në sjellje dhe përqendrim.

Share With:
Translate »
1120 Views