Adelina Ismaili tregon periudhën e vështirë të shtatzanisë dhe humbjen e nënës

Ajo priste të ishte një vajzë, pasi në familjen e saj kanë mbizotruar gjithmonë vajzat. Madje edhe në fisin e këngëtares së njohur Adelina Ismaili, gjinia femërore ka dominuar. Gjithsesi këngëtarja u lumturua shumë kur mësoi në korrik të 2016-të se ishte shtatzënë, dhe se do të sillte në jetë një djalë.

Shtatzënia për Adelinën nuk ka qenë një periudhë e bukur si për çdo nënë. Këngëtarja në po të njëjtin vit, në prill kishte humbur nënën pas luftës me një sëmundje të rëndë.

Pra Adelina nuk ishte mirë. Ajo kishte dashur prej kohësh që të bëhej nënë, dhe fëmija erdhi pikërisht në momentin që më pak e priste. Një lum ndjenjash e pushtuan Adelinën, kur mori vesh se do të sillte në jetë një fëmijë.

“Kam kaluar një fazë ekstremisht të vështirë. Mami ka ndërruar jetë në prill, unë kam mbetur shtatzënë në korrik. Ka qenë një intensitet ekstrem i ndjenjave. Përballja me humbjen e njeriut më të madh në jetë, pastaj me jetën që po zhvillohet brenda teje… Në një anë ka qenë gëzim i tepruar, në tjetrën dhimbje e tepruar. Për herë të parë jam rrëzuar prej peshës së ndjenjave. Më dukej se një anë e imja po ngrihej lart, tjetra po fundosej”,-është shprehur Adelina.

Uliks 9 muajsh tashmë është shfaqur në studion e emisionit “NIN”, për të surpizuar të ëmën. Ai është një djalë shumë simpatik, dhe duket që i ngjan babait të tij, Valit.

Share With:



99 Views