Adelina Tahiri përgatit super ditëlindjen për djalin | Video

Në 27 gusht djali i këngëtares Adelina Tahiri mbushi 1-vjeç dhe këngëtarja e uroi me një urim mjaft të ëmbël dhe disa foto të papublikuara më parë. Ndërkohë, ndonëse kanë kaluar disa ditë, Adelina ka organizuar ditën e sotme një festë madhështore për ditëlindjen e djalit.

Në disa foto dhe video të publikuara nga Adelina shihet se ajo ka organizuar një festë ditëlindjeje për Jonin, ku të pranishëm kanë qenë shumë njerëz. Festa ngjan me një koncert gjigant pasi në të kanë kënduar disa këngëtar.

Në videot e publikuara Adelina me bashkëshortin dhe Jon shfaqen teksa fryjnë qirinjtë e tortës disa katëshe. Ndërkohë, Adelina ka shkëlqyer e veshur me një fustan të ngushtë pas trupit që ishte i gjithi i dekoruar me gure.

Share With:
Translate »
682 Views