Adoleshenti që vrau 17 studentë do t’ua falë të mbijetuarve trashëgiminë prej $1 mln

Nikolas Cruz, adoleshenti që vrau 17 studentë në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas do që t’ua falë të mbijetuarve dhe viktimave të masakrës gjithë trashëgiminë e tij për të “shëruar komunitetin.” Një nga avokatet e Cruz tha se gjithë pasuria që i riu do të trashëgojë do të shkojë
për të mbijetuarit e sulmit me armë nga vetë Cruz.

“Z. Cruz nuk i do ato fonde, çfarëdo vlere qofshin,” tha avokatja e tij në gjykatë. “Ai do që paratë t’i dhurohen një organizate tek e cila familjarët e viktimave besojnë se do të shërojë komunitetin dhe do ta edukojë më tej në çështjet që janë bërë qendër e vëmendjes muajt e fundit.”

Nëna e Nikolas Cruz vdiq nëntorin e shkuar dhe i la trashëgimi rreth $800,000 që pritet t’i marrë kur të mbushë 22 vjeç. Është ende e paqartë nëse i akuzuari do të paguhet njëherashi apo çdo muaj. Nëse bëhet fjalë për pagesa mujore, e gjithë shuma arrin vlerën e një milion dollarëve.

Share With:
Translate »
1188 Views