Aerobia në ujë ndihmon gjatë shtatzanisë

Shumë femra, edhe ato të cilat ëndërrojnë për të bërë fëmijë, kanë frikë nga lindja. Të dhëmb shumë, nuk I dihet kurrë se sa mund të zgjasë dhe nëse do të ketë komplikacione. Dicka që do të clironte dhimbjet e lindjes (sigurisht pa dëmtuar bebin) do të ishte ëndrra e cdo femre shtatzanë. Sot do t’ju tregojmë dicka që mund t’ju ndihmojë. Shkenctarët brazilianë kanë zbuluar se aerobia e ujit gjatë shtatzanisë ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të lindjes si dhe në përshpejtimin e saj.

 

Shkencëtarët nga universiteti i Campinas kryen një studim ku u ekzaminuan 71 femra. Gjysma e tyre bënë 50 minuta ushtrime në pishinë, tre herë në javë.

Aerobia në ujë dhe noti konsiderohen si fitnesi më i përshtatshëm gjatë periudhës së shtatzanisë. Uji heq presionin nga shpina, kycet dhe ligamentet dhe jep presion optimal në muskujt e femrës shtatzanë dhe sistemin kardiovaskular. Përvec këtyre, ushtrimet në pishinë ndihmojnë në largimin e stresit dhe ju mësojnë se si të merrni frymë ritmikisht.

Share With:
Translate »
1151 Views