Afërdita Dreshaj flet për babain e ndjerë: “Pasi ai ndërroi jetë…”

Afërdita Dreshaj publikon shpesh në ‘Instagram’, foto nga përditshmëria e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundmi ajo ka vendosur t’i përgjigjet disa pyetjeve, të cilat i kanë ardhur nga ndjekësit në profilin personal.

“Sa e vështirë ka qenë për ty t’i realizoje ëndrrat e tua pa pasur babain në krah?”, ishte një nga pyetjet, të cilës modelja vendosi t’i përgjigjet.

“Ëndrra e babait tim ishte të isha një këngëtare. Kur unë isha 12 vjeç dhe ai ishte ende gjallë, ai më çoi për të regjistruar këngën e parë. Pas humbjes së tij ishte shumë e vështirë të vazhdoja të ecja, por duhet t’i tregoja atij se do e vazhdoja ëndrrën time dhe të tijën gjithashtu. Mamaja ime është gruaja më e fortë, ajo më dha mua krah për të vazhduar”, u përgjigj Afërdita.

Për herë të parë ajo tregoi se si ka ndikuar mungesa e babait në jetën e saj, por pavarësisht kësaj, këngëtarja ka arritur ta çojë deri në fund dëshirën e tij.

Share With:
Translate »
619 Views