Agnesa Vuthaj dhe mbesa e saj si dy pika uji, publikohet seti i parë fotografik i Tuanës

Agnesa Vuthaj është një nga femrat më të bukura të showbiz-it shqiptar. Ajo ka shumë vite që është pjesë e botës së modës dhe mesa duket, mbesa e saj Tuana, po ndjek hapat e saj. Ditën e sotme, Agnesa ka publikuar në ‘Instagram’ setin e parë fotografik të mbesës së saj, të realizuar nga fotografja Fioralba Kryemadhi. Në foto Tuana duket si një ëngjëll i vërtetë, me flokët e gjata ngjyrë kafe dhe tiparet e saj të mbushura. Nëse e shihni me kujdes, Tuana dhe Agnesa kanë një ngjashmëri të madhe dhe shpresojmë që ky set fotografik të mos jetë i fundit për të. Me një bukuri të pastër dhe natyrale si e saj, mund ta shohim në pasarelat më me emër në të gjithë botën.

Share With:
Translate »
599 Views