Ajka 1 vjeç, gati seti fotografik i vogëlushes së Xhensilës dhe Besit

Ditët kalojnë pa kuptuar dhe ja ku afroi edhe ditëlindja e parë e Ajkës.

Të gjithëve na kujtohen fillimisht aludimet për shtatzaninë e Xhensilës pas martesës që mesa duket nuk dolën aq të pavërteta.

Çifti Xhensila dhe Besi ishin pak supersticiozë për shtatzaninë dhe nuk ndanin shumë me publikun. Megjithatë lajmi se vogëlushja erdhi në jetë nuk mund të mos i tregohej botës.

Sot Ajka është pothuajse 1 vjeç dhe ne jemi ende kuriozë për të njohur portretin e saj. Mbase prindërit e saj na e kanë rezervuar në setin fotografik që i kanë realizuar vogëlushes.

Ka qenë Xhensila që ka postuar një disk me setin fotografik dhe videon e Ajkës për 1-vjetorin ku shkruan: “Je një dashuri teze Rez…” duke nënkuptuar se ato janë më shumë se kolege. Tani mezi presim që setin ta shohim dhe ne. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
2628 Views