Ajka, një ditëlindje e veçantë ashtu siç ka emrin | Pamje nga atmosfera

Sot është ditëlindja e Ajkës, vogëlushes së Xhensilës dhe Besit. Sa hap e mbyll sytë u bë një vit që u dëgjua e qara e saj e parë emocione që Xhensila i ka ndarë në një video si më poshtë.

View this post on Instagram

Oh sa video e bukur 🥰

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Por nuk mund të kalonte pa shënuar kujtime të veçanta edhe në ditëlindjen e parë. Xhensila dhe Besi i kanë organizuar vogëlushes një festë me personat e tyre të dashur. “Ajka qumështorja” lexon në një nga elementët e dekorit të ditëlindjes. Ngjyrat pastel të tollumbaceve të ngrohin shpirtin dhe të ftojnë në një botë ëngjëjsh.

Nuk është vetëm dekori ai që tërheq vëmendjen por edhe mënyra se si do të duken të ftuarit.

Xhensila, si një karamele e vërtetë i shton dozën mikëpritjes dhe atmosferës. Përjashtim nuk bën as Besi i cili duket se i është përshtatur ambientit me një bluzë rozë dhe pantallona të bardha, sigurisht dhe me aksesorun e buzëqeshjes.

Ndër të ftuarit më të rëndësishëm të showbizz-it është Rezarta Shkurta me të voglën e saj Hera. Nëpërmjet një video të saj shohim që fëmijët mund të argëtohen nëpërmjet “face-painting” (pikturimi i fytyrës).

Ajka nuk do ta mbajë mend se ka patur një ditëlindje të mrekullueshme por kur të rritet do të kuptojë se sa shumë janë kujdesur prindërit për kujtimet e saj. I urojmë të rritet e shëndetshme dhe e lumtur. /Kids’ Time

Share With:



490 Views