“Ajo nuk duhet të kishte lindur kurrë”, nëna lufton me gjithë botën për vajzën e saj

Natalie Weaver e di se nuk ka shumë vajza të vogla si vajza e saj Sophia.

Kjo vogëlushe 9-vjecare ka kaluar shumë operacione për t’i shpëtuar jetën.

Megjithëse ajo nuk mund të flasë, ajo përdor sytë e saj dhe bën pak tinguj për të komunikuar me familjen.

Weaver thotë se Sophia është një vajzë e lumtur dhe e fortë.

E megjithatë, çdo ditë njerëzit i thonë Weaver se Sophia duhet të vdesë.

Ose, edhe më keq, që ajo kurrë nuk duhet të ketë lindur.

Sofia ka lindur me deformime të fytyrës dhe deformime në duart dhe këmbët e saj. Kur ajo ishte 1 vjece ajo u diagnostikua me sindromën Rett, një çrregullim neurologjik që pengon zhvillimin e trurit, e cila pengon fëmijët të flasin dhe të kenë zhvillim si të tjerët.

Si rezultat, Sophia varet nga familja e saj kujdeset për të 24 orë në 7 ditë javës.

“Ajo ka kaluar 22 operacione,” tha Weaver.

Përvec kësaj familjes së vogëlushes i duhet të vuajë edhe komentet negative dhe mizore në rrjetet sociale që i thonë atyrë se vajza duhet të vdesë dhe se është shumë e shpifur për të jetuar.

Share With:



331 Views