Aksident mes dy automjeteve, plagoset 16-vjeçari

Dy automjete janë përplasur midis tyre në vendin e quajtur kthesa e fshatit Çekin në lagjen “Xhile Liçi”,  Gramsh, duke lënë të plagosur një 16 vjeçar. Policia sqaron se një mjet tip “Land Rover” është përplasur me mjetin  tip “Opel” me drejtues shtetasin E.B, 19 vjeç, banues në fshatin Çekin Gramsh.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. P.,16 vjeç, pasagjer në mjetin “Opel” i cili është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu për kontroll mjekësor ka shkuar dhe drejtuesi i mjetit “Opel”.

Drejtuesi i mjetit “Land Rover” është shoqëruar në Komisariatin e  Policisë Gramsh  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Share With:
Translate »
902 Views