Aksident në Itali, familja shqiptare në gjendje të rëndë në spital

Një shqiptar dhe djali i tij 6 vjeçar ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Itali, pas një aksidenti rrugor, ndërsa ka mbetur e plagosur gjithashtu nëna e fëmijës.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:05 minuta në rrugën “Prati” afër varrezave të Santorso-s, pas përplasjes së dy makinave.

Mediat lokale italiane shkruajnë se skuadrat e zjarrfikësve bënë të mundur nxjerrjen e 38 vjeçarit shqiptar dhe djalit të tij nga një automjet tip “Ford Fusion”.

Djali u transportua me helikopter për në spitalin e Veronas, ndërsa babai i tij si dhe dhëna u dërguan në spitalin “San Bortolo di Vicenza”.

Shoferi i makinës tjetër tip Honda Fr-V, një 44 vjeçar po shqiptar banues në Piovene, nuk pësoi dëmtime të rënda.

Policia rrugore shkoi në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Atyre ju deshën dy orë për të zhbllokuar aksin rrugor.

Share With:



244 Views