Aksidenti Kamzës/ Nëna mëson lajmin e kobshëm për të bijën, kërkon të dalë nga spitali

Valbona Ndreu, nëna e cila u përplas dje teksa ecte me dy vajzat e saj të mitura për dore, nga një makinë tip “Benz”, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Nëna sapo ka mësuar lajmin për humbjen e vajzës së saj 7 vjeçare dhe ka kërkuar me insistim të shkojë në ceremoninë mortore por gjendja e saj paraqitet shqetësuese për mjekët.
Ndërkohë, vajës tjetër 6 vjeçe, ende nuk i është bërë ndërhyrja për shkak të goditjeve të shumta që ka në kokë.
Ditën e djeshme Rozina Koleci 38 vjeçe, drejtuese e mjetit tip Benz shkaktoi tragjedinë me dy të vdekur e dy të plagosur dje në Tiranë.
38 vjeçarja humbi kontrollin e mjetit në Kodër-Kamëz, u përplas me një biçikletë dhe më pas përplasi nënën Valbona Ndreu me dy vajzat e saj 7 dhe 6 vjeçe, kalimtare.
Për pasojë, ndërroi jetë biçiklisti, 29 vjeç, i identifikuar si Ramazan Isha, si dhe vajza 7 vjeçe. Ndërkohë nëna dhe vajza tjetër 6 vjeçe që prej ditës së djeshme ndodhen në spital.
Sakaq shoferja ka dëshmuar në polici dhe ka pohuar se ka “ngatërruar frenat me gazin”.

Share With:



493 Views