Aksidentohet mikrobusi i shkollës, 10 nxënës të pagosur në Berat

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Berat. Mësohet se një minibus me nxënës ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vërzhezhë, ndërsa nga aksidenti mësohet se 10 nxënës kanë mbetur të plagosur lehtë. “Në orën 07:35, mjeti  me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga. Për pasojë nxënësit   E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe,  R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja  R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Janë lënduar lehtë  edhe 5 nxënës të tjerë të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën”, informon policia e Beratit. Atë janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore, kurse policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Share With:
Translate »
760 Views