Aksidentoi për vde kje 64-vjeçarin, arrestohet adoleshenti në Lushnjë

Një aksident me pasojë vdekjen e 64-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Tre Urat-Çermë. 17-vjeçari, ndërsa udhëtonte me mjetin tip Benz, ka përplasur për vdekje 64-vjeçarin dhe është larguar nga vendngjarja.  Më pas ai është vënë në pranga nga policia.

“Në vijim të informacionit paraprak ku në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, u aksidentua me pasojë vdekjen 64-vjeçari F.M, policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja. Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, shtetasi J.G, 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qënë duke udhëtuar me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi J.G u largua nga vendngjarja por më pas u bë shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.”,- njofton policia.

Share With:



65 Views