Aktores së famshme i vjen në majë të hundës: Njerëzit më pyesin vetëm kur do bësh fëmijë

“Unë do të bëj atë çfarë dua të bëj”! 

Aktores së famshme Margot Robbie i ka ardhur në majë të hundës me njerëzit që e pyesin se kur do të ketë një fëmijë.  28 vjeçarja u tregua tepër e hapur në intervistën e saj për “Radio Times”, lidhur me presionin ndaj grave për të patur një fëmijë.

Related image

Madje ajo u shpreh se ndjen keqardhje për Mbretëreshën Elizabeth I së Skocisë, e cila kurrë nuk lindi një trashëgimtar.

“Kjo është diçka që më zemëron. Si guxojnë njerëzit të më diktojnë mua se çfarë duhet të bëj kur vjen puna tek mëmësia dhe trupi im. Fatkeqësisht është një temë që e diskutojmë ende. Je e martuar tani. Duhet të kesh një fëmijë”, u shpreh Robbie.

Aktorja e njohur është martuar me producentin Tom Ackerley në dhjetor të 2016 në një ceremoni private në Australi.

Image result for Margot Robbie and  Tom Ackerley

Share With:



168 Views