Aktorja 15-vjeçare është zyrtarisht një miliardere: Pagesën e saj për rolin, ne as s’e ëndërronim kur ishim aq

Millie Bobby Brown, një prej aktoreve protagoniste të “Stranger Things”, është shndërruar në një prej aktoreve më të paguara të serialeve.

Vetem 15 vjeçe, Millie Bobby Brown ka mundur të paguhet shumë më shumë sesa aktorë me vite karriere mbi supe, kjo edhe falë suksesit të personazhit të saj, Eleven, tek seriali “Stranger Things” që mbetet ndër më të vlerësuarit nga kritika dhe publiku.

Në dy sezonet e para, Millie u pagua- bashkë me aktorët e tjerë të vegjël- 30 mijë dollarë për episod.

Para sezonit të tretë, kasti negocioi për të ngritur pagesat në jo pak por 250 mijë dollarë për episod, për secilin prej aktorëve.

Sezoni i tretë, i cili publikohet më në fund sot në Netflix, ka 8 episode dhe Millie Bobby Brown, në moshën 15-vjeçare, ka fituar jo pak por 2 milion dollarë për sezonin.

Share With:
Translate »
812 Views