Aktorja e famshme ka ngrënë placentën e saj dhe tha që ishte super e shijshme

Nuk është e vetmja që e ka bërë, por ndër të rrallat që shprehet hapur për këtë veprim. Aktorja e njohur Hilary Duff ka ngrënë placentën e saj.

31-vjeçara teksa fliste për emisionin “Informed Pregnancy” tha se, ka konsumuar një “smoothie” të bërë me manaferra, lëng frutash dhe placentën të hequr pasi lindi vajzën Banks Violet.

Ajo e përshkroi shpikjen e saj, si “smoothie”-n më të shijshëm që ka provuar ndonjëherë.

Aktorja, e cila mirëpriti vogëlushen më 25 tetor me të dashurin Mate Koma, u shpreh:

“Nuk kisha provuar diçka aq të shijshme që kur isha 10 vjeçe, ishte plot me kalori dhe çdo gjë të shijshme”.

Ajo kishte marrë një pjesë nga placenta të vendosur në kuba akujsh për konsumim të mëvonshëm, ndërsa paralajmëroi partnerin dhe djalin që mos t’i preknin, pasi do t’i ruante në frigorifer.

Kur 6-vjeçari Luca i kërkoi që ta shihte, ishte shprehur se kishte bërë shumë gabim me këtë kërkesë.

Share With:
Translate »
672 Views