Aktorja e famshme sjell në jetën fëmijën e dytë dhe tregon se lindi në shtëpi

Aktorja me filmat e të cilës jemi rritur solli në jetë fëmijën e saj të dytë, një vajzë.

31-vjeçarja Hilary Duff dhe partneri i saj Matthew Koma mirëpritën vogëlushen Banks Violet më 25 tetor.

Lindja duket se ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Çifti postoi foton e ëmbël  me të sapolindurën në Instagram, ndërsa dhanë lajmin e gëzuar.

“Banks Violet Bair, kjo rrahje e vogël ka vjedhur zemrat tona! Ajo erdhi në botën tonë në shtëpi pasditen e së enjtes dhe është absolutisht magjike”, shkruan aktorja.

Hilary ka edhe një djalë, Luca Cruz Comrie, nga martesa me bashkëshortin e parë, Mike Comrie.

Share With:



310 Views