Aktorja e famshme zbulon arsyen përse priti kaq gjatë për të patur një fëmijë

Aktorja e famshme hollivudiane ka rrëfyer në një intervistë përse ka pritur deri në moshën 40-vjeçare për t’u bërë nënë.

Ylli i “The Notebook” solli në jetë fëmijën e saj të parë që është djalë në muajin prill të këtij viti dhe jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht.

Rachel i ka kushtuar gjysmën e jetës së saj aktrimit dhe për këtë nuk mund të ishte më e lumtur megjithatë vetëm pasi erdhi koha e duhur vendosi të kishte një fëmijë.

“Kisha 39 vite vetëm për veten time dhe isha e mërzitur nga kjo gjë. Jam shumë e lumtur që po fokusohem tek dikush tjetër kam pritur një kohë shumë shumë të gjatë” ,-u shpreh aktorja.

Share With:



202 Views