Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e njohur e serialit “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell është bërë sot nënë për herë të parë dhe lajmin e bukur e dha vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale.

Shay ka sjellë në jetë një vajzë dhe ka postuar foton e parë me vogëlushen duke i mbajtur dorën. “Nuk do të lë kurrë”, është përshkrimi që aktorja i ka vendosur fotos.

Kujtojmë që edhe lajmin e shtatzënisë Shay e zbuloi vetë duke treguar edhe barkun e rrumbullakosur.

Aktorja ka treguar se ka vuajtur nga depresioni gjatë kësaj periudhe në pritje të ëmbël.

Shay është e martuar me Matte Babel.

Share With:
Translate »
384 Views