Aktorja e njohur nuk i trembet syrit të keq, poston foton e adhurueshme të vajzës një muaj pas lindjes

Vogëlushja Rani Rose është këtu dhe është vërtet e adhurueshme. Që kur ka ardhur në jetë, aktorja e njohur Kate Hudson nuk e kishte zbuluar portretin e vajzës kaq të plotë sa në këtë foto. Por, sot, ka një arsye madhore – Rose feston muajin e parë të ardhjes në jetë.

Kate dhe partneri i saj, Danny Fujikawa, i kanë mahnitur të gjithë fansat me këtë foto të adhurueshme të vajzës. Në fakt, vetëm pak ditë pas lindjes, aktorja ndau një foto nga e vogla e tyre “little rosebud”, më 6 tetor dhe të gjithë u mahnitën me ëmbëlsirën e re të Instagramit.

Por nuk ishte ajo e vemtja foto e ëmbël e Rose, e cila është pagëzuar me një emër të vëçantë. Emri i parë i saj Rani (Ronnie) iu bashkëngit për të nderuar babanë e Danny, Ron Fujikawa. Ndërsa Rose, sepse do të jetë gjithmonë trëndafili i çiftit të famshëm.

Share With:
Translate »
565 Views