Aktorja e njohur turke humb njeriun e dashur

Një lajm i hidhur vjen nga aktorja e njohur turke, e njohur për disa role, Nebahat Çehre. Mësohet se nëna e aktores është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare. Lajmin e ka ndarë me miqtë e saj edhe në rrjet aktorja e “Dashuri e ndaluar”, duke i dedikuar së ëmës edhe një mesazh të ndjerë.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e mamasë sonë të dashur, Fethiye Muzeyyen Nar. Nuk do të të harrojmë kurrë”, – shkruan aktorja në një postim, ku lajmëroi ndër të tjera edhe përcjelljen për në banesën e fundit.

Çehre, një prej personazheve më të kërkuar në Turqi, vijon jetën me rolet në serialet më të ndjekur në Turqi. Aktualisht, ajo 74-vjeçarja është duke shqyrtuar një kontratë të re me një produksion të njohur për të nisur një serial të ri televiziv.

Share With:



176 Views