Aktorja meksikane në fund të shtatzënisë, organizon festën e mikpritjes

Aktorja e njohur meksikane, Jacqueline Bracamontes është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt pritet të bëhet nënë e 5 fëmijëve. Ajo është nënë e tre vajzave dhe është shtatzënë me binjake. Meqenëse pritjes po i vjen fundi mikeshat e saj më të ngushta i kanë organizuar festën e ‘babyshower’ dhe duket se aktores i ka pëlqyer shumë. Një ambient mes femrash, ushqime ëmbëlsira dhe plot detaje rozë. Në fotot e publikuara nga aktorja në ‘Instagramin’ e saj duket qartë edhe barku i rrumbullakosur.

Jacqueline është bërë e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet disa roleve, ku më kryesorin mund të përmendim atë krahas, William Levy në telenovelën “Magji dashurie”.

Share With:



260 Views