Aktorja shumë e dashur për shqiptarët bëhet nënë për herë të dytë, poston foto të vajzës

“Raise your voice”, “Material girls”, “Lizzie McGuire”, janë disa nga filmat me të cilët të gjithë ne jemi rritur. Pikërisht bjondja bukuroshe me zërin e ëmbël, Hilary Duff është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka dhënë vetë aktorja 31-vjeçare me anë të një postimi në Instagram ku shfaqet me vajzën e sapolindur dhe partnerin e saj, këngëtarin Matthew Koma.

Banks Violet Bair është emri unik që çifti i kanë vendosur vogëlushes. “Kjo vogëlushe ka vjedhur zemrat tona plotësisht. Ajo erdhi në botën tonë në shtëpi pasditen e të enjtes dhe është magjike”, shkruan Hilary duke treguar kështu se lindja është bërë në shtëpi.

Share With:



240 Views