Aktorja turke përqafon për herë të fundit njeriun e saj të dashur

Aktorja e njohur turke, Yeliz Sar, ka përcjellë për në amshim babanë e saj, i cili ndërroi jetë ditën e hënë në spitalin ku mbahej nën kujdesin e mjekëve.

Tolga Guleç nuk iu nda për asnjë minutë ish-bashkëshortes së tij, në momentet e saj më të vështira.

Media turke ka publikuar edhe fotot ku shfaqet Sar teksa e përqafon për herë të fundit arkivolin e babait të saj.

 

Aktorja e famshme mezi qëndronte në këmbë.

39-vjeçarja ka luajtur në shumë seriale, përfshirë “Kollama”, “Yaprak Dokumu”, “Sev Kadesim”, “Sensiz Olmuyor” dhe “Isler Gucler”.

Share With:
Translate »
804 Views