Albëria dhe Anxhelina paskan një duet shumë të vjetër dhe ne nuk e dinim sa i bukur është

Pasionin e saj për muzikën Albërie Hadërgjonaj e ka trashëguar edhe tek vajza e saj, Anxhelina. Anxhelina është tërhequr nga muzika, megjithatë vite më parë ajo ka qenë vazhdimisht aktive, duke marrë pjesë në koncerte të ndryshme. Madje ajo ka patur fatin që përpara shumë kohësh të këndojë në skenë edhe me nënën e saj. Albëria ka publikuar në ‘InstaStory’ një video, në të cilën shihet duke kënduar këngën ‘Fajtor nga pafajësia’ përkrah Anxhelinës.

Albëria ka treguar se kishte shumë vite pa e parë si video dhe tani që i rikthehet pas shumë vitesh me siguri duhet të jetë një nga kujtimet më të bukura për të dhe vajzën e saj.

Share With:



311 Views