Albi tregon arsyen madhore se përse nuk shkoi me Klaudian në Itali

Nuk e kishte menduar kurrë, por ja që Albi Nako ka pushtuar portalet shqiptare. 

Arsyeja nuk ka qenë profesionale, por shkak ka qenë një deklaratë e ish-bashkëshortes së tij, Klaudia e cila e quajti “vëlla“ teksa po i bënte një videomesazh surprizë. Kaq ka mjaftuar dhe kanë vërshuar komentet, më së shumti ato negative në rrjetet sociale.

Pas lajmit për ndarjen e ciftit, janë përfolur arsye të ndryshme, ku disa bëjnë fajtor Klaudian, e disa të tjerë Albin. Shumë prej jush ka menduar, dhe me të drejtë, që një arsye ka qenë distanca e largët, Klaudia në Itali dhe Albi në Shqipëri.

I ftuar në „Xing m Ermalin“, Albi ka treguar arsyen se përse nuk e ka ndjekur Klaudian në rrugëtimin e saj në Itali. 

“Rrugëtimi që kishte bërë Klaudia nuk kishte kuptim për t’u kthyer. Unë jam një djalë i rritur me shumë dashuri nga prindërit, dhe sot ato janë në një moshë të thyer . Unë jam djali i vetëm, dhe unë për asnjë motiv në jetë nuk do t’i lija ato për asnjë motiv“, u shpreh Albi.

Share With:



646 Views