Alketa merr dhuratën e veçantë nga i biri

Alketa Vejsiu është larguar për disa ditë pushimi jashtë Shqipërisë me familjen e saj. Sigurisht në ditë të tilla, vemendja më e madhe i kushtohet fëmijëve dhe argëtimit të tyre, por surprizën më të bukur e ka marrë vetë ajo.

Moderatorja e njohur ka zbuluar se i biri ka realizuar një dhuratë shumë të veçantë për të. Krahas një videoje të shkurtër ku shfaqet një punim prej balte dhe duart e të voglit të saj duke i dhënë formë, Alketa ka shkruar: “Dhuratë për mami Keta. E realizuar nga duart e tij të vogla. Koha e familjes. I dua fëmijët e mi”.

Me anë të këtij postimi, moderatorja zbuloi edhe nofkën me të cilën e thërret djali.

Kujtojmë se Alketa është një nga personat më të rezervuar të showbiz-it shqiptar dhe familja e saj është pothuajse e panjohur për publikun, pasi moderatorja ka zgjedhur t’i mbajë larg vëmendjes mediatike.

Share With:



115 Views