Alketa Vejsiu ngatërroi historinë, Sara Bajraktari: Prindërit e mi s’janë të divorcuar!

Këngëtarja Sara Bajraktari, e cila fitoi çmimin e tretë në “Festivalin e RTSH-së” këtë vit, ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”.

Ndër të tjera, Sara sqaroi se historia se prindërit e saj janë të divorcuar nuk është e vërtetë.

Këtë e tha vetë Alketa gjatë prezantimit të këngës së Sarës, mirëpo këngëtarja e ka përgënjeshtruar.

“Prindërit e mi nuk janë të divorcuar. Kënga është vullnet i lirë, ajo këngë mund të merret edhe si këngë dashurie, për motrën, për vëllain. Prezantuesja e prceptoi në atë mënyrë, u duk sikur e kishte për mua, por e kishte për veten e saj ndoshta. Unë ngela e habitur, thashë “kur u divorcuan” jam habitur nga kjo gjë”- ka sqaruar këngëtarja sipas “Shqiptarja.com”.

Më tej, Sara tregoi se kishte përjetuar emocione të mëdha gjatë këtij festivali dhe ndjekësit e saj janë shtuar më shumë.

Share With:
Translate »
973 Views