Alketa Vejsiu nuk do ta prezantojë vetëm “Piter Pan 2”, zbulohet partneri që do të ketë në krah

Nata finale e Dance With Me 5 nisi jo si çdo të hënë. Në panelin e jurisë nuk ishin ulur anëtarët e njohur që kemi parë çdo të hënë, por tre nga fëmijët e Piter Pan 1, të cilët u munduan të futen nën “lëkurën” e secilit anëtar që njohim. Ema si Valbona, Eno si Kledi dhe Uesli si Robert Aliaj u përpoqën që të komentojnë çiftet konkurrente në garë ashtu siç bëjnë çdo të hënë anëtarët e jurisë.

Por tre fëmijët e Piter Panit nuk kishin ardhur vetëm për kaq. Pasi Alketa lajmëroi edhe një herë nisjen e Piter Pan 2, ftoi në skenë Eno Bimblin për të përshëndetur me një prej performancave të tij të njohura, kërcimin karakteristik të tij.

Pas kësaj, Alketa i bëri një surprizë vogëlushit: “Unë nuk do ta prezantoj vetëm Piter Pan 2, Eno akoma nuk e di, por unë do ta prezantoj bashkë me të”, – tha Alketa duke zbuluar kështu se edicioni i dytë i “Në kurthin e Piter Pan, jo vetëm që do të nisë shumë shpejt, por edhe do të ketë një bashkëprezantues. Kush më mirë se Eno mund ta bënte këtë rol?

“Lum si unë që do të të kem ty prapë te Piter Pani”, – i tha Alketa Enos, i cili batutat i ka pa skenar dhe pa ndihmë… Si sonte.

Share With:
Translate »
780 Views