Alketa Vejsiu zbulon pasionet e fëmijëve | Video

Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu merr vëmendje të madhe sa herë shfaqet në televizion, por jeta e saj private nuk është bërë asnjëherë publike.

Ajo është e martuar prej vitesh dhe është bërë nënë e dy fëmijëve, Nikolës dhe Lionelit, të cilët kanë pasionet e tyre në jetë.

E ftuar në “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo tregoi se të dy i pëlqejnë kamerat, ndërkohë që vajzës i pëlqen televizioni, ndërsa djalit futbolli.

Pjesë nga biseda

Alketa Vejsiu: Nikola ka dalë shumë herë në televizior. Del në të gjitha aktivitetet e shkollës dhe për sa kohë është me bashkëmoshatarët e saj, zgjidhet sipas meritokracisë të audicioneve, ka të drejtë të shijojë fëmijërinë pa thënë se është vajza e atij apo asaj. Duhet të krijojë emrin dhe identitetin e saj në jetë. 

Rudina Dembacaj: Ka dëshirë të jetë pjesë e rrjeteve sociale të tua?

Alketa Vejsiu: E pëlqen, është tendencë e gjeneratës.

Rudina Dembacaj: Po Lioneli, ka lidhje me Lionel Messin?

Alketa Vejsiu: O zot sa shumë e do futbollin, cfarë energjie ka. Është i hollë dhe energjik, si kec i vogël i them unë. Nuk vë mish se luan futboll në cdo moment të ditës. Mëngjesi mund të nisë me një top futbolli që përplaset në muret e dhomës time. Një gëzim i madh, një festë e madhe futbolli shtëpia jonë. Mund të ketë mbi 15 topa futbolli.

 

Share With:
Translate »
809 Views