Almeda Abazi shtoi 16 kg gjatë shtatzënisë dhe i humbi direkt gjysmat kaq thjeshtë

Ndërkohë që po shijon të qenit nënë, Almeda Abazi ka vendosur të ndajë disa sekrete mëmësie me ndjekësit në Instagram.

Bukuroshja shqiptare lindi djalin e saj Efehan në maj dhe prej atëherë ka ndarë vazhdimisht foto të ëmbla gjatë momenteve të bukura që kalon me të birin dhe bashkëshortin Tolgahan.

Së fundi, gjatë një bisede online me ndjekësit ajo ka zbuluar se shtoi 16 kilogramë dhe arriti të humbë 8 prej tyre menjëherë pas lindjes.

Almeda zbuloi se këto kilogramë i humbi vetëm me gjidhënie pasi ende nuk e ka nisur dietën dhe palestrën.

Ajo tregoi gjithashtu se djalit i flet vetëm shqip, pasi do t’i mësojë gjuhën e saj, përpos asaj turke që me siguri Efehani do ta mësojë nga babi.

Share With:



161 Views