Alvin Berisha tregon mes lotësh momentin kur e ëma u nda nga jeta

Rasti i tij preku miliona zemra në Shqipëri dhe Itali, por më në fund Alvin Berisha është nxjerrë nga kampi në Siri.

Prej disa ditësh ai është kthyer tek familja e tij dhe po vazhdon jetën normalisht.

Pas daljes Alvin ka dhënë disa deklarata për hetuesit italianë, por së fundmi ka treguar edhe për ditën kur e ëma ndërroi jetë.

Mes lotëve ai ka treguar se ka qenë pranë nënës së tij kur ajo ndërroi jetë pas një bombardimi që ndodhi në kampin ku ata ndodheshin.

“Isha pranë saj kur nëna ime vdiq gjatë një bombardimi”, mësohet të ke të thënë Alvin Berisha.

Media italiane “Tgcom24” shton se Alvin është akoma me trauma dhe javën e ardhshme do të shtrohet në spital për të bërë një operacion në këmbë, pasi gjatë shpërthimit ai ka marrë plagë.

Alvin ka shtuar se nuk e di me saktësi kohën kur ka ndodhur sulmi.

Ai mban mend vetëm që ishte shumë nxehtë, megjithatë pas operacionit mjekët do të kuptojnë nga plaga se kur ka ndodhur me përafërsi ngjarja.

Alvin së bashku me nënën e tij u larguan nga Italia drejt Sirisë në vitin 2014.

Share With:



74 Views