Ameli nuk është xheloze fare, madje i ka bërë dhurara vëllait të vogël

Dje Alban Skënderaj dhe Miriam Cani na dhanë lajmin e bukur se janë bërë me djalë.
Emri i tij është shqiptar dhe aq kuptimplotë, njësoj si kënga e dashurisë së prindërve të tij DUAM.

Ndërsa jemi gjithë sy e veshë për lajme të reja mbi të, sot në këtë foto nga spitali, shohim se vogëlushja Ameli, vajza e parë e çiftit, ndryshe nga sa pritet prej fëmijëve të mëdhenj në familje, nuk paska xhelozuar fare. Madje ajo i paska dërguar edhe një dhuratë vogëlushit, i cili e ka varur në krevatin e tij.
“Me shumë dashuri nga motra jote Ameli” lexohet në tullumbacin bojëqielli.


“Miremengjes Bote 🌍☀️
Mbusha nje dite! 🐣🤗
Mengjesin e tij te pare Duami u zgjua i qete, i buzeqeshur dhe i perkedhelur nga dashuria qe e rrethon. ” ka shkruar Miriam krah fotos nga materniteti.
/Kids’Time/

Share With:



1572 Views