Ameli po bën pushime të vërteta, sa bukur duket familja

Sezoni i vrullshëm dhe i ngjeshur i koncerteve verore ka mbaruar tashmë për Albanin. Ai ka bërë gati valixhet dhe po arratiset me familjen e tij të bukur me pushime, por pa na treguar destiancionin. Miriam ka ndarë me ne këtë foto kaq të mrekullueshme, ku ëmbëlsira Ameli, sikundër fëmijët e tjerë, duket se nuk e ka frikë fare avionin, por ia ka futur gjumit për shtatë palë qejfe. Në fakt këto janë pushimet e vërteta dhe vogëlushja i ka nisur tashmë. Edhe pse jemi të sigurt që kështu do të ndodhë, ne ju urojmë pushime të bukura atyre! /Kids’ Time 

Share With:



866 Views