Amos Zaharia: Mami më tërheq veshin pas çdo shfaqje

Të jesh aktor dhe djali i një prej aktoreve më të mira të kinematografisë shqiptare nuk është dhe aq e lehtë.

Në një situatë të tillë ndodhet aktori Amos Zaharia.

Në një intervistë ekskluzive, në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, në RTV Ora, Zaharia rrëfeu se pas çdo shfaqje, Yllka Mujo është aty për ti tërhequr veshin, mbi gjërat që nuk kanë shkuar mirë gjatë një shfaqje teatrale.

Ndërsa shtoi se nga pikëpamja e aktrimit Yllka është personi më i besuar për Amosin.

Amos Zaharia: “Nga pikëpamja artistike Yllka është personi që unë besoj më shumë se çdo gjë tjetër në glob nuk diskutohet. Por kur vjen puna tek krijimi, tek procesi, ndërtimi i një karakteri unë personalisht nuk do të doja të kisha ndihmën e asaj sepse do më dukej sikur do bëja me hile. Jo të gjithë aktorët kanë për nënë Yllka Mujon. 

Dua të jem i barabartë me të gjithë. Me Yllkën konsultohem vetëm kur pasi ka mbaruar çdo gjë, ajo vjen në fund të shfaqjes dhe thotë këtu, këtu dhe këtu e më tërheq veshin.”

Share With:
Translate »
657 Views