Ana Lika zbulon historinë qesharake kur është arrestuar në adoleshencë

Ajo na rrëfeu se asokohe me këmbëngulje u kërkonte prindërve të saj që t’i blinin një makinë duke e ditur mjaft mirë që nuk kishte patentë. Pas shumë lutjesh dhe lotësh krokodili dëshira i’u plotësua dhe si dhuratë nga gjyshja e saj mori makinën e  parë që shumë shpejt do t’i hapte një telash të madh.

Për herë të parë me makinën e re Ana vendosi të bënte një xhiro nga Liqeni Artificial i Tiranës aty ku njerëzit dalin për vrap ose shëtisin për pak ajër të pastër. Teksa po shijonte eksperiencën e parë si shofere ajo ndalohet nga 2 policë të cilët menjëherë e arrestuan për mungesë patente. Pasi e gjeti veten për herë të parë në rajon Ana lajmëroi prindërit të cilët edhe pse fillimisht u alarmuan, më pas e kaluan situatën me shumë humor dhe batuta.

Share With:
Translate »
1071 Views