Angelina Jolie dhe Brad Pitt bëjnë hapin gjigant për të dy dhe me sa duket gjërat po ecin mirë!

Duket sikur tensionet mund të jenë ulur në marrëdhënien e Brad Pitt me Angelina Jolie.

Aktori 55-vjeçar do të kalojë verën me gjashtë fëmijët e tij ndërkohë që ish-partnerja do të merret me xhirime në New Mexico.

Jolie thuhet se ka kontaktuar me Pitt dhe i ka ofruar atij mundësinë për t’u kujdesur për fëmijët, duke bërë kështu një hap masiv për ish-çiftin dhe fëmijët e tyre.

“Angelina do të kalojë shumë kohë duke xhiruar ‘Those Who Wish Me Dead’, kështu që ajo kontaktoi me Brad dhe i ofroi atij shansin për t’u kujdesur për fëmijët”, thotë burimi.

Angelina dhe Brad kanë 6 fëmijë së bashku, Maddox, 17 vjeç, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 13, dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 10 vjeç.

Kjo dakordësi thuhet se është një pikë kthese për marrëdhënien mes çiftit, i cili ka pasur tepër mosmarrëveshje që kur u nda në vitin 2017.

Share With:
Translate »
454 Views