Angelina Jolie gjithmonë e më pranë fëmijëve

Aktorja e Hollivudit, Angelina Jolie, e ka kaluar fundjavën me dy prej fëmijëve të saj, Vivienne and Zahara. Ajo është parë duke shijuar ëmbëlsira me to dhe duke kaluar momente pranë njëra-tjetrës.

Edhe kësaj here Jolie ka preferuar të vishet me të zeza, ngjyrë e cila mendohet se është e preferuara e saj. Por edhe pse vetëm me të zeza, ajo prapë duket bukur dhe shumë elegante. Angelina Jolie është një nënë shumë e dedikuar ndaj fëmijëve të saj.

Ajo shihet shpesh me ta nëpër evente të ndryshme. Kohët e fundit aktorja e suksesshme ka dhënë edhe një intervistë, ku thotë se shpreson që fëmijët e saj të mësojnë sesi të jenë vetvetja dhe jo të lejojnë mediat sociale t’iu diktojnë atyre se çfarë të pëlqejnë apo çfarë të mos pëlqejnë. “Fëmijët e mi nuk i përdorin shumë rrjetet sociale.

Shpresoj që të kenë hapësirë që të zbulojnë she çfarë pëlqejnë para se t’iu tregojnë të tjerët se çfarë duhet të pëlqejnë apo se çfarë mendimesh të kenë. Nëna ime më thoshte kur isha e vogël: Më lër të të shoh shpirtin”-ka shpjeguar Angelina Jolie.

Share With:
Translate »
651 Views