Angelina shfaqet sërish e mërzitur pas largimit të djalit, ja pse ajo e ka të vështirë të jetojë pa të

Këto ditë nuk kanë qenë aspak të qeta për Angelina Jolie, pasi asaj ju desh të niste për studimet e larta në Korenë e Jugut djalin e saj të madh, Maddox. Pak ditë më parë në media qarkulluan video në të cilat Angelina shfaqej e mërzitur pranë të birit, duke u përpjekur të mbante lotët. Për të mos e ndjerë më shumë largimin e të birit, aktorja duket se ka vendosur të krijojë një lidhje akoma më të ngushtë me fëmijët e tjerë. Mbrëmjen e djeshme ajo është fotografuar pranë djalit tjetër, 15-vjeçarit Pax. Nënë e bir janë parë në një restorant sushi në West Hollywood dhe në fytyrën e Angelina-s dallohej qartë mërzitja.

Aktorja e njohur ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me Madoxx, e cila u përforcua akoma më shumë pas ndarjes së saj nga Brad Pitt. Madje burime të “RadarOnline” kanë treguar se Angelina e mori vendimin për t’u divorcuar nga Brad pas një debati të ashpër mes tij dhe Maddox në vitin 2016. Që nga ajo kohë Maddpx ka qenë krahu i djathtë i Jolie dhe ka pasur një rol kryesor në shtëpi, njësoj si e ëma.

Share With:
Translate »
641 Views