Anjeza Shahini nënë për herë të parë, këngëtarja jep lajmin e bukur

Këngëtarja shumë e dashur për shqiptarët, Anjeza Shahini, do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ajo nëpërmjet ‘Instagram-it’. “Kërkoj ndjesë për mungesë në Fb e Insta miqtë e mi, por siç e shikoni kam qënë pak e zënë”, shkruan ajo në foton ku shfaqet me barkun e fryrë. Anjeza ka zbuluar që është 20 javëshe shtatzënë, ndaj këtë periudhë është treguar më e rezervuar përsa i përket fotove në rrjete sociale. Artistja e njohur i mungon prej kohësh skenave shqiptare, pasi ajo jeton në Angli pas martesës me diplomatin Paul Edward Conolly.

Share With:
Translate »
1266 Views