Anna Gjebrea e lindur për skenë, Arditi tregon eksperimentet që bën ajo me telefon

Anna Gjebrea është e lindur për skenë. Dhe duke pasur dy prindër që punojnë në televizion, nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Dje moderatori Ardit Gjebrea ka publikuar në profilin e tij në Instagram ,një video mjaft të ëmbël të vogëlushes së tij. Anna shihet teksa luan me “shokun” e saj më të mirë, arushin dhe duket se po argëtohet.

Ajo ka një marrëdhënie mjaft të mirë me kamerën dhe këtë ka dashur të tregojë edhe Ardit Gjebrea i cili shkruan:

“Eksperimentet e Annës me telefon”.

Vajza e tij tashmë është kthyer në një personazh mjaft të dashur për publikun pasi performoi në skenë bashkë me të atin në “Këngën Magjike”.

Share With:
Translate »
2362 Views