Anxhelina feston ditëlindjen, Albërija i dedikon të bijës fjalët më të bukura

Sot Anxhelina Hadërgjonaj feston ditëlindjen dhe gjatë kësaj dite nuk kanë munguar urimet e shumta nga personat e saj më të afërt. Kushërinjtë e saj, Beatrix, Alban, Argjentina Ramosaj e kanë uruar publikisht, duke vërtetuar se vazhdojnë të kenë një lidhje shumë të fortë familjare. Por sigurisht dedikimi më special është ai i nënës së saj, Albërije Hadërgjonaj, që ka një marrëdhënie perfekte me vajzat. Albërija ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto të Anxhelinës, të cilat ajo i ka realizuar gjatë një seti fotografik. Përkrah imazheve të vajzës së saj të vogël, Albërija ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen engjëlli im Anxhelina. Sot është dita kur Zoti më bekoi me krijesën më të bukur. Anxhelina faleminderit që je vajza më e mirë që mund të kërkoja. Në ditëlindjen tënde të jap bekimet e mia për çdo gjë që dëshiron të bësh në jetë dhe projektet për të cilat ke punuar shumë fortë. Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Edhe 100 vite të lumtura bashkë me ne që të duam shumë”.

Kujtojmë se Anxhelina prej kohësh jeton në SHBA dhe pranë saj është shpërngulur edhe Albërija.

Share With:



48 Views