Apeli i nënës: Më ndihmoni të vizitoj djalin, është 4 vjeç dhe as nuk flet e as nuk ecën

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli këtë të premte në rubrikën “Shqipëria pa filtra” historinë e trishtë të një nëne 23 vjeçare.

Lindita Hila ishte vetëm 19 vjeçe kur solli në jetë gëzimin e saj të parë, të birin Alehandron.

Por lumturia për Linditën dhe bashkëshortin nuk do të zgjaste shumë pasi doktorët do ta njoftonin se fëmija ka lindur me probleme.

Sot Alehandro është 4 vjeç dhe as nuk flet dhe as nuk ecën.

Lindita: Ky është fëmija i parë i cili ka dalë me probleme, se kështu ndodhi. Ne që kur ka lindur dhe deri tani vetëm një vizitë i kemi bërë në Tiranë. Nuk kemi mundësi, burri ka bërë aksident në Greqi edhe ai nuk është mirë. Alehandro është 4 vjeç, i bën tani në nëntor.

Edhe pse e kishte të vështirë ta pranonte, Linditës iu desh të bënte paqe më veten duke iu përkushtuar 24 orë të birit.

Edhe pse zoti e bekoi me një tjetër djalë, ajo thotë se zemrën e ka tek Alehandro.

Lindita: Ishte shumë e tmerrshme, si çdo nënë nuk e pranoja që fëmija ishte i sëmurë, edhe kur e mbaja në krah mu dhimbste. Edhe tani që kam bërë fëmijën e dytë, por më shumë dua këtë (Alehandron).  Ky tani është 4 vjeç dhe mund të më ndiqte mua nga prapa duke më thirrur mami, ndërsa ky qan dhe meket, është shumë e vështirë nuk e mban dot.  Ai që nuk e ka nuk e di, kurse unë që e kam… të rrish një orë me të thua bobo. Por kur qan dhe meket dhe nxihet e i merret fryma, do gati çerek ore të vijë në vete. Ndonjëherë mendoja se ka vdekur kur shkoja e merrja, edhe pa frymë djali.

Edhe pse kanë kaluar 4 vite, Lindita përveç faktit që është koshiente që Alehandro është me probleme, nuk ka një diagnozë të qartë për të birin. Ndaj apeli i saj shkon për këdo që ka mundësi ta ndihmojë për të vizituar djalin.

Gazetarja: Cila është diagnoza e djali?

Lindita: Nuk e di, se nuk e kuptoj shkrimin e doktorit dhe nuk është se e di. Mjekët na kanë thënë në fillim fare thjesht edhe mund të çohet. Unë i lutem të gjithëve që të na ndihmojnë ta çojmë në ndonjë spital që ta shohë a kurohet apo jo.

 

Share With:
Translate »
724 Views