Arbana Osmani sapo na tregoi vuajtjen më të madhe që ka kaluar gjatë shtatzënisë

Pritja e ëmbël është një nga ato periudhat e veçanta në jetën e një gruaje, që le gjurmë përjetimesh nga më të ndryshmet. Nga emocionet, tek ndryshimet fizike dhe çdo element tjetër që vjen bashkë me krijesën më të re që i shtohet familjes, shtatzënia mbetet një nga ato momentet e paharrueshme. Duket të jetë e tillë edhe për moderatoren e njohur Arbana Osmani.

Për mamin e Jonit, ka ende momente për t’u kujtuar nga kjo periudhë e jetës dhe për këtë ka mjaftuar sot vetëm një episod gatimi në shtëpi që prezantuesja e njohur të ndajë me të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj të shumtë virtual një nga të këqiat më të mëdha që ka kaluar gjatë shtatzënisë.

Dihet tashmë që përveç televizionit, një nga pasionet e tjera të mëdha të Arbanës është gatimi dhe talentin ajo e ka shpalosur edhe në një libër që ka botuar disa vite më parë me titull: “Receta për njerëzit që dua”. Sot në shtëpinë e moderatores ka qenë dita e sushit dhe gjatë pasazheve të përgatitjes së kësaj recete, Arbana ka ndarë edhe një moment nga shtatzënia dhe pamundësia për të shijuar sushit gjatë kësaj periudhe nëntë mujore.

Share With:



189 Views